Do të kërkojë një mandat të dytë si President? Flet Ilir Meta

Shqipëria

Do të kërkojë një mandat të dytë si President? Flet Ilir Meta

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 23:51
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

I pyetur nëse do të kërkojë një mandat të dytë si President, Meta përgjigjet se nuk është opsion.

“Pas 25 prillit, mendoja se mund të merrja një mandat të dytë si President. Për të bërë shumë riparime, për të riparuar disa ndryshime në Kushtetutë. Të përmirësojmë pak dhe pozitën e Presidentit. Kushtetuta i ka dhënë një mbrojtje të posaçme. Mandati i dytë është një opsion pas 20 vjetësh. Basha nuk ka qenë asnjë ditë në opozitë me Ramën. Të jesh në opozitë është një mision, përgjegjshmëri.

Mbron ata që kanë votuan partinë në pushtet për të qeverisur. Përpara pak ditësh, e mbani mend mandatin e parë të Bashës kur unë isha kryetar parlamenti. Ai më kërkoi nja 5 herë dorëheqjen nga posti i kryetarit të parlamentit. Unë bëra gjithçka që PD të përfshihej në reforma. Basha ishte i vendosur per te mos fituar zgjedhjet. Cfare e pengoi te vendoste ne listat e deputeteve një personalitet te nderuar si ish-Presidenti, z.Bujar Nishani”, tha Meta për ATV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat