Merr detyrën ambasadori i ri i Spanjës në Tiranë, pritet nga presidenti Meta

Shqipëria

Merr detyrën ambasadori i ri i Spanjës në Tiranë, pritet nga presidenti Meta

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 23:25
Alvaro Renedo Zalba është pritur nga Presidenti Ilir Meta me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale

Alvaro Renedo Zalba është ambasadori i ri i Spanjës në Tiranë. Zalba është pritur nga Presidenti Ilir Meta me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta shprehet se i ka uruar Ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri, si dhe vlerësoi rritjen e shkëmbimeve të fundit politike mes dy vendeve dhe nënvizoi rëndësinë e vijueshmërisë më tej të bashkëpunimit, sidomos në fushën ekonomike e tregtare, turizëm, art, kulturë dhe arsim duke shfrytëzuar potencialet ekzistuese reciproke.

Postimi i plotë: 

Prita sot në një takim të ngrohtë Ambasadorin e ri të Spanjës, Sh.T.Z. Álvaro Renedo Zalba me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, duke i uruar suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona. Vlerësova rritjen e shkëmbimeve të fundit politike mes Shqipërisë dhe Spanjës, si dhe nënvizova rëndësinë e vijueshmërisë më tej të bashkëpunimit, sidomos në fushën ekonomike e tregtare, turizëm, art, kulturë dhe arsim duke shfrytëzuar potencialet ekzistuese reciproke. E falenderova Ambasadorin veçanërisht për qëndrimin mbështetës të Spanjës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe ndihmën që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat