Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën 20 vjeçari

Shqipëria

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën 20 vjeçari

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga në fshatin Mengël, ka humbur jetën shoferi 20-vjeçar.

Mësohet që automjeti me shofer shtetasin R.P., të ketë dalë nga aksi dhe është përmbysur mes vreshtave, anës rrugës.

Makina e kthyer përmbys është parë me vonesë nga banorët, ndërsa kanë qenë forcat e zjarrfikëses që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina.

Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Siç shihet dhe nga pamje, automjeti shihet i përmbysur në mes të vreshtit.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat