Rreth 64 fëmijë u birësuan në tri vitet e fundit në Shqipëri

Shqipëria

Rreth 64 fëmijë u birësuan në tri vitet e fundit në Shqipëri

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Rreth 42 fëmijë në Shqipëri presin t’i bashkohen familjeve të reja, prej të cilave interes kanë shfaqur shtetas vendas dhe të huaj.

Sipas kryetares së Komitetit Shqiptar të Birësimeve, Alma Sulstarova prioritet kanë çiftet shqiptare.

Komiteti Shqiptar i Birësimeve i ka propozuar Parlamentit edhe disa ndryshime ligjore për birësimet, siç është lehtësimi i procedurave. Sulstarova thekson se vitet e fundit janë birësuar 64 fëmijë.

Pasi një familje birëson një të mitur, monitorohet në vazhdimësi nga autoritetet për zbatimin dhe plotësimin e kushteve për mirëqenien e fëmijës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat