Plagosi me thikë 2 vëllezërit, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Shqipëria

Plagosi me thikë 2 vëllezërit, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar që dyshohet se ka plagosur me thikë dy vëllezër në Fier është arrestuar këtë të martë.

Dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin në fshatin Fermë Çlirim. Shtetasi me iniciale K. T. Ka qëlluar me thike drejt 32-vjeçarit me iniciale D.S. dhe 38-vjeçarit me iniciale E. S.

Të dy vëllezërit janë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat