I jep fund jetës natën e ndërrimit të viteve, shqiptari gjendet i varur në qeli

Shqipëria

I jep fund jetës natën e ndërrimit të viteve, shqiptari gjendet i varur në qeli

Më: 1 janar 2022 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike vjen nga burgjet italiane gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Një shqiptar 29-vjeçar i burgosur me dënim përfundimtar deri më vitin 2023, është vetëvarur.

Lajmin e kanë dhënë Sindikata e punonjësve të burgjeve të Rajonit të Kampanjës e cila njoftoi se trupi i 29-vjeçarit shqiptar është gjetur pas kontrollit të mesnatës, duke u gdhirë data 1 janar 2022.

Ai u gjet i vetëvarur në hekurat e dritares së qelisë e tentativat për ta rikthyer në jetë nuk patën rezultat.

Shqiptari 29-vjeçar ishte i vetëm në qeli.

Kjo ngjarje regjistron dhe rastin e parë të një burgosuri të vetëvrarë në burgjet italiane për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat