Zbardhen emrat e viktimës dhe të plagosurve, policia jep detajet për ngjarjen: Në tavolinën e lokalit ishin ulur 5 persona…

Shqipëria

Zbardhen emrat e viktimës dhe të plagosurve, policia jep detajet për ngjarjen: Në tavolinën e lokalit ishin ulur 5 persona…

Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Panorama.al ka siguruar emrin e viktimës dhe katër personave të tjerë që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri ne zonen e Don Boskos në Tirane.

I vrarë me armë zjarri ka mbetur Erion Çela.

Ndërsa të plagosur  Arben Dani 46 vjec i demtuar ne kembe, Azbi selimaj 19 vjec i demtuar ne shpatull, Blerim Çela 28 vjec i demtuar ne kemben e djathtë dhe ne fytyrë vëllai i viktimës.

Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe Edmond Crroj 41 vjeç

Njoftimi i policisë

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën,  dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat