Rama përcjell Presidentin Erdogan në aeroport, porosia e fundit që i dha pasi e përqafoi

Shqipëria

Rama përcjell Presidentin Erdogan në aeroport, porosia e fundit që i dha pasi e përqafoi

Më: 17 janar 2022 Në ora: 21:55
Rama përcjell Presidentin Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u largua nga Tirana pas një dite të gjatë e me agjendë të ngjeshur në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama e përcolli Erdoganin deri në aeroportin “Nënë Tereza”. Pasi Presidenti turk u përshëndet me ministrat e kabinetit shqiptar, Rama ishte i fundit që e takoi, duke e përqafuar.

Madje, nuk harroi porosinë për Erdogan që ai të përshëndeste nga ana e kryeministrit shqiptar, gruan dhe familjen.

“Të fala zonjës dhe familjes”, i tha Rama, dhe më pas Erdogan u largua, pas vizitës gati 11 orëshe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat