Pas skandalit të publikimit të pagave, projekt për sigurinë kibernetike në vend

Shqipëria

Pas skandalit të publikimit të pagave, projekt për sigurinë kibernetike në vend

Më: 20 janar 2022 Në ora: 13:38
Edi Rama

Mes Shqipërisë dhe SHBA kanë nisur diskutimet për ngritjen e një baze ekselente për sigurinë kibernetike ne vend. Nisma vjen pas skandalit të publikimit të të dhënave personale nga ekspertët e AKSHIT të pagave të mbi 690 mijë qytetarëve shqiptarë. Nga inaugurimi i nisjes së punimeve për modernizimin e bazës së NATO-s në Kuçovë, kryeministri Rama tha se kjo tregon rëndësinë që ka Shqipëria në këtë Aleancë.

Publikimi i pagave të më shumë se 690 mijë shqiptarëve ishte një nga skandalet më të mëdha që tronditi mbarë opinionin publik vitin e kaluar, duke u shndërruar në skandalin e dytë më të madh pas patronazhistëve ku po ashtu u publikuan të dhënat personale të qindra qytetarëve.

Pak ditë pasi firmosi marrëveshjen me grupin “Jones International”, kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të enjte, 20 janar se do të ketë një projekt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sigurinë Kibernetike.

Nga Kuçova, kryeministri u shpreh se ky projekt nuk do të jetë vetëm për Shqipërinë por edhe një vlerë e shtuar për të gjithë NATO-n.

Baza ajrore e Kuçovës, Rama: Tregon që jemi vlerë e shtuar në NATO, lajmi u përqesh para 3 vitesh, por sot është realitet

"Jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtjes kibernetike, jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë tjetër e shtuar për gjithë NATO-n," tha Rama.

Nga baza ajrore ne Kuçovë, kryeministri inauguroi nisjen e punimeve për modernizimin e saj duke e cilësuar si një fakt që konfirmon se Shqipëria e vogël është një vlerë e shtuar në këtë Aleancë.

"Jemi shumë të vetëdijshëm për përmasën e vendit tonë dhe për volumin e kontributit tonë në raport me vendet e tjera, por falë edhe punës së përbashkët e cila është realisht një punë që e ka çuar bashkëpunimin me SHBA në një nivel krejt tjetër," tha Rama.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e konsideron Baza e NATO-s në Kuçove si një tregues i forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera aleate, por edhe një mesazh për aktorë me qëllime rivale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat