​Temperaturat nën zero, Rama: Rruga e Kombit kalohet normalisht dhe me standarde sigurie

Shqipëria

​Temperaturat nën zero, Rama: Rruga e Kombit kalohet normalisht dhe me standarde sigurie

Më: 26 janar 2022 Në ora: 10:52
Ilustrim

Temperaturat nën zero, Rama: Rruga e Kombit kalohet normalisht dhe me standarde sigurie.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë te ditur sot se qarkullimi në Rrugën e Kombit vijon pa probleme dhe me standarde sigurie, pavarësisht motit me temperatura nën zero.

Rama ka publikuar pamje nga kjo rrugë, ndërsa sipër tyre ka vendosur edhe një mbishkrim.

“Mirëmëngjes dhe me Rrugën e Kombit, e cila kalohet normalisht dhe tanimë garanton standardet më të larta të sigurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat