Gjobiten me 1 milion lekë katër subjekte private në Korçë, kundërshtuan masat për parandalimin e Covid-19

Shqipëria

Gjobiten me 1 milion lekë katër subjekte private në Korçë, kundërshtuan masat për parandalimin e Covid-19

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Katër subjekte private në qytetin e Korçës u gjobitën me shumën prej 1 milion lekë pasi u konstatua se ushtronin aktivitetin e tyre në kundërshtim me aktin normativ, të vendosur nga qeveria shqiptare me qëllimin për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në vendin tonë.

Në njoftimin për mediat, thuhet se këto katër subjekte u gjetën hapur dhe ushtronin aktivitetin e tyre  në shkelje të fashës orare.

Mësohet se në lagjen nr.5 Korçë, u konstatuan ambienti bar-restorant me administrator shtetasin M. K. dhe një ambient tjetër lokal me pronar shtetasin E. L.  Kurse, në lagjen nr. 4., u konstatua i hapur lokali me administrator shtetasin E. B. dhe gjithashtu në lagjen nr. 7, ambienti bar-restorant me administrator shtetasin J. L.

“Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollet e ushtruara në subjekte të ndryshme, për të monitoruar protokollet e sigurisë dhe zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, citohet më tej nga njoftimi i policisë së Korçës.

Po ashtu, policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat