Berisha nga Elbasani: Uroj që Dita e Verës të sjellë ndërrimin e narkoshtetit, Rama po përdor luftën si pretekst për çmimet

Shqipëria

Berisha nga Elbasani: Uroj që Dita e Verës të sjellë ndërrimin e narkoshtetit, Rama po përdor luftën si pretekst për çmimet

Më: 14 mars 2022 Në ora: 10:15
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha, uroi sot shqiptarët që Dita e Verës të sjellë për ta rënien e narkoshtetit dhe rikthimin e shtetit ligjor.

Berisha: Uroj që për shqiptarët kjo ditë të sjellë ndërrimin e madh që ata presin me padurim, ndërrimin e narkoshtetit dhe rivendosjen e shtetit ligjor.

Duke folur nga Elbasani para se të vizitonte panairin industrial, Berisha komentoi edhe protestat qytetare, duke e akuzuar Ramën se po përdor si pretekst hijet e luftës në Ukrainë për rritjen e pajustifikueshme të çmimeve.

Berisha: Një urim të përzemërt kam për qindra e mijëra qytetarë që kanë mbushur gjatë këtyre ditëve rrugët dhe sheshit e qyteteve të vendit për të protestuar kundër një politike cinike të pashpirt, e cila përdor hijet e luftës në Ukrainë si pretekst për të justifikuar rritjen dramatike, absolutisht të pajustifikuar, të çmimeve të produkteve më jetike të qytetarëve shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat