Berisha lëviz gurët për marrjen e PD, ja çfarë do të ndodh nesër në orën 12:00

Shqipëria

Berisha lëviz gurët për marrjen e PD, ja çfarë do të ndodh nesër në orën 12:00

Më: 19 mars 2022 Në ora: 22:00
Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbajë “foltoren” e rradhës me shqiptarët të cilët jetojnë në Greqi.

Foltorja do të mbahet nëpërmjet një lidhje “skype” në orën 12:00 të ditës së nesërme. Ende nuk dihet tematika e këtij takimi online por mendohet se lidhet me situatën ekonomike të vështirë që po kalon vendi ynë dhe sigurisht edhe me zhvillimet e brendshme brenda partisë Demokratike.

Lidhur me zhvillimet brenda PD, aktualisht pjesa më e madhe e deputetëve kanë kërkuar që Basha të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ndërsa gjykata e Tiranës, publikoi vendimin e njohjes së ndryshimeve të bëra në statutin e PD të cilat u miratuan në kuvendin e mbajtur në korrik të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat