Po vinte skedinë me telefon, policia ndalon 37-vjeçarin në Tiranë! Në momentin e arrestimit nuk iu bind uniformave blu

Shqipëria

Po vinte skedinë me telefon, policia ndalon 37-vjeçarin në Tiranë! Në momentin e arrestimit nuk iu bind uniformave blu

Më: 28 mars 2022 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar me iniciale E.M. është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit përmes telefonit.

Blutë bëjnë me dije se në momentin e arrestimit ai nuk i është bindur policisë për të dorëzuar dokumentin e identifikimit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 37-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari, i cili gjatë kontrollit fizik, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:

– E. M., 37 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (lotarive sportive), me anë të celularit, në rrugën “Tom Plezha”, dhe gjatë kontrollit nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të treguar dokumentin e identifikimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat