A ka ndryshuar mendje për kandidimin në krye të PD-së? Berisha: E kam thënë shumë herë…

Shqipëria

A ka ndryshuar mendje për kandidimin në krye të PD-së? Berisha: E kam thënë shumë herë…

Më: 3 maj 2022 Në ora: 17:50
Sali Berisha

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha e pohoi edhe një herë se do të kandidojë për të qenë sërish në krye të Partisë Demokratike.

“Sot u informova për komisionin, unë do të respektoj afatet e caktuara, s’është gjë e re nuk them me këtë unë e kam thënë shumë herë.  

Ajo që mund të garantoj është që çdo votë e anëtareve të këshillit për çfarë do të zgjidhet do të tregohet para kamerave njësoj si kuvendi, transparenca është absolute kështu që unë mendoj se ka shumë arsye për të kandiduar, do të ketë një proces më transparentin që ka njohur kjo seli”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat