​Rama takohet me homologun ukrainas Denys Shmyhal

Shqipëria

​Rama takohet me homologun ukrainas Denys Shmyhal

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 18:25
Foto nga takimi

Në kuadër të vizitës në Ukrainë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij nga Mali i Zi Dritan Abazoviq u pritën sot në takim nga kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

Më herët, Rama dhe Abazoviq vizituan ekspozitën “FOREVER FREE UKRAINE”, ku dëshmohen gjurmët e agresionit të Rusisë në Ukrainë përmes ekspozimit të objekteve të luftës, sendeve personale dhe fotove të ushtarëve dhe civilëve, mes tyre edhe fëmijë.

Ndërsa pa nga afër dëshmi tronditëse të kësaj lufte, Rama la një shënim në Librin e Shënimeve të vendosur në ambientet e kësaj ekspozite.

Rama dhe Abazoviq gjatë ditës së sotme u pritën edhe nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Rama do të takojë gjatë ditës edhe kryetarin e bashkisë Kiev, Vitali Klitschko.

Rama dhe Abazoviq ndodhen për vizitë në Ukrainën me ftesë të presidentit Volodymyr Zelensky.

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, autoritetet e Shqipërisë dënuan ndërhyrjen ushtarake të Rusisë, duke shprehur solidaritet me popullin ukrainas.

Gjithashtu Shqipëria iu është bashkuar masave shtrënguese të ndërmarra nga Bashkimi Evropian (BE) kundër Rusisë, duke vendosur sanksione ndaj individëve dhe subjekteve të ndryshme ruse, që përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat