Deklarata e Ramës, Gjepali në Top Story: S’është thyer ndonjë tabu që të mund të reflektohet në procesin e anëtarësimit

Shqipëria

Deklarata e Ramës, Gjepali në Top Story: S’është thyer ndonjë tabu që të mund të reflektohet në procesin e anëtarësimit

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 21:27
Gjepali

“Janë të gjithë elementë që tregojnë një dobësi të Evropës që do të reflektohet në analiza dhe veprime në vazhdim. Mendoj që është një bast i vendosur nga rama dhe Vucic i cili e ka luajtur më shpesh këtë gjuhë herë të viktimës herë të presionit, kësaj radhe ishte i presionit.

Nuk është tabu se po të shohim brenda be ka reagime të forta nga shtete, që nga Orban që ka kundërshtuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Replika të tilla ka brenda BE-së. 

Ngelet për tu parë, nuk mendoj se është thyer ndonjë tabu e madhe apo e rëndë që të mund të reflektohet në procesin e anëtarësimit.

Rama e përmendi se nuk kemi çfarë të themi më se fjalët e tyre janë më të mirat, por asgjë nuk ndryshon dhe është normale që ky frustracion të shprehet me gjuhë më pak diplomatike. Edhe ne mund ta përdorim këtë gjuhë të drejtpërdrejtë”, tha Gjepali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat