Berisha emëron Klevis Balliun Shef Organizimi në PD, ish-deputeti merr detyrën e re pak ditë para protestës

Shqipëria

Berisha emëron Klevis Balliun Shef Organizimi në PD, ish-deputeti merr detyrën e re pak ditë para protestës

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 20:23
Klevis Balliu

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë ndryshime në strukturat organizative pak ditë para protestës, duke emëruar ish-deputetin Klevis Balliu si Shef Organizimi i Partisë Demokratike.

“Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.

Pak ditë para protestës së 7 korrikut, Balliu, një ish-deputet i njohur për angazhime të forta në mbështetje të protestave dhe lëvizjeve qytetare, merr detyren e re në strukturën organizative.

Balliu është autor i librit “Misioni i Unazës”, një prej betejave të Partisë Demokratike ku ai kishte një rol protagonist.”- thuhet në njoftimin e PD

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat