Integrimi i Shqipërisë, Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare!

Shqipëria

Integrimi i Shqipërisë, Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare!

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 17:34
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se tashmë Shqipëria do të negociojë me BE-në për tu bërë pjesë e unionit.

“Javën e ardhshme do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Tashmë Shqipëria do të negociojë me Bashkimin Europian për t’u bërë pjesë e unionit. Propozimi francez hap rrugën e nisjes së negociatave me BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veroit”, tha Balla në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat