Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve, në pranga dy persona në Elbasan

Shqipëria

Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve, në pranga dy persona në Elbasan

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

M., 41 vjeç, banues në fshatin Hajdaran, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

F., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat