Sekuestrohen mbi 19 mijë euro të padeklaruar, nisin hetimet për një shtetas italian

Shqipëria

Sekuestrohen mbi 19 mijë euro të padeklaruar, nisin hetimet për një shtetas italian

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar një sasi prej 19.450 euro të padeklaruar ndërsa është vënë nën hetim një shtetas italian.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë,  kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, motomjetin tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin italian G. C.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjetin e tij, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 19.450 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”, informoi sot policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. C., 53 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat