Burgje të reja! Harta gjyqësore ndryshon dhe institucionet e paraburgimit

Shqipëria

Burgje të reja! Harta gjyqësore ndryshon dhe institucionet e paraburgimit

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Harta e re gjyqësore në të cilën mungojnë 18 gjykata dhe ku të gjitha gjykatat e apelit do te mblidhen në Tiranë ka prekur direkt edhe hartën e burgjeve, që pritet të mbyllë dy paraburgime në jug dhe veri të vendit dhe të hape dy të tjera.

Burime nga grupi i ekspertëve të drejtorisë së përgjithshme deklarojnë se po konsiderohet hapja e një burgu tjetër në Shënkoll dhe një i dytë në Pogradec, tek ky i fundit do të vuajnë burgosjen të dënuarit mbi 65 vjeç dhe që kanë probleme shëndetësore.

Sugjerimi tjetër që lidhet direkt me shkrirjen e 18 gjykatave kërkon shtimin e kapaciteve në tre burgje të sigurise së lartë në Drenovë, Fushë Krujë dhe Peqin ku po shikohet mundësia të ndërtohen qeli shtesë.

Dy burgjet që mbyllen në shtator janë ai i Tropojës dhe i Sarandës, ndërsa drejtoria qendrore mbas mbylljes së Zaharisë dhe të Vaqarrit ka urdhëruar largimin e stafit edhe nga këto dy godina të boshatisura.

Një grup ekspertësh nga ministria e drejtësisë vlerëson se paraburgimi i Sarandës dhe i Tropojës janë të panevojshëm tanimë që atje nuk do ketë gjykata dhe aty vleresoheshin masat e sigurisë dhe ndërsa institucionet e varësisë po reflektojnë ndryshimet që lidhen me hartën gjqyësore, komuniteti i avokatëve ka ngritur gjithashtu një grup pune ku synon të gjejë pikat e dobëta përmes të cilave do kërkoje shfuqizim të hartës në gjykatën kushtetuese.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat