Godet sërish SPAK/ Shpallet në kërkim babai i Çapajt, Lala zbardh detajet

Shqipëria

Godet sërish SPAK/ Shpallet në kërkim babai i Çapajt, Lala zbardh detajet

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 10:17
Fejzulla Çapja

Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim babain e Florenc Çapjas, Fejzullah Çapjan.

Shpallja në kërkim e tij erdhi pas aksionit të policisë dhe Prokurorisë Speciale SPAK, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Policia kishte marrë informacione se Florenc Çapja ishte kthyer nga Dubai për në Shqipëri.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se është ushtruar kontroll në një servis në lagjen “Emin Matraxhiu”, për të arrestuar një të shumëkërkuar, me inicialet F.Ç. Ky person i shumëkërkuar është Florenc Çapja.

Nuk dihet çfarë informacionesh ka pasur policia për Florenc Çapjan që kreu kontrolle në servisin e babait të tij.

Në këtë servis, pronë e babait të të shumëkërkuarit, policia ka gjetur sende pa leje, me stemën e policisë, që sigurojnë kushte për kryerjen e një vrasje thanë burimet.

Babai i Florenc Çapja, Fejzulla Çapja do akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat