Majko "befason" në mes të Kuvendit: Berisha ka pasur të drejtë shumë kohë më parë

Shqipëria

Majko "befason" në mes të Kuvendit: Berisha ka pasur të drejtë shumë kohë më parë

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 15:28
Pandeli Majko

Deputeti Pandeli Majko  gjatë replikave me kreun e PD-së në Kuvend ka thënë se Berisha ka pasur të drejtë kur i kërkonte qeverisë shqiptare të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Këtë deklaratë e ai e bëri teksa po i kundërpërgjigjej, Berishës në lidhje me patronazhistët.

“A e aktivizon Shqipëria nenin 4 apo jo, është diskutim i hapur.

Besoj se edhe Berisha ndan të njëjtin opinion që akti i Iranit është një akt terrorist. Berisha ka pasur të drejtë kur shumë kohë më parë i kërkonte qeverisë shqiptare të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Sot nuk ka pse kërkon që qeveria të ketë një sjellje ndryshe. Në Shqipëri sot opozita po ripërsërit çështjen e patronazhistëve të PS-së.

Unë jam dakord që opozita të ketë reflektime të natyrave të ndryshme lidhur me patronazhistët e PS. Para se të merreni me patronazhistët e PS është mirë të merreni me patronazhistët e San Peterburgut.

Kjo është një çështje që ka prekur thellësisht disa parti në vende të BE-së dhe anëtare të NATO-s.

E mirëkuptoj faktin që drejtuesit e PD që janë në godinë aktualisht po e auditojnë, por kjo më duket ende histori e debatit të brendshëm në PD. Ajo që duhet të trajtohet shumë seriozisht është fakti se Shqipërisë nëpërmjet një partie i është prekur siguria kombëtare”, tha Majko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat