U gjet i vrarë me armë zjarri në Fushë-Krujë, kush është 34-vjeçari i dënuar në vitin 2021

Shqipëria

U gjet i vrarë me armë zjarri në Fushë-Krujë, kush është 34-vjeçari i dënuar në vitin 2021

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “Bakishe Visha” të Fushë-Krujës.

Viktima Indrit Ndoj banues në fshatin Hasan të Krujës është gjetur në rrugën dytësore të fshatit.

34-vjeçari është dëmtuar në këmbë me armë zjarri dhe dyshohet se ka humbur jetën nga gjakderdhja.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas informacioneve, ai rezulton i arrestuar në vitin 2021 për trafik emigrantësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat