Garon i vetëm për lidershipin e PL-së, Meta: Nuk shpikim dot kandidatë

Shqipëria

Garon i vetëm për lidershipin e PL-së, Meta: Nuk shpikim dot kandidatë

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 11:40
Ilir Meta

“Nuk shpikim dot kandidatë dhe s’bëjmë dot gara fiktive. Është tregues i simpatizantëve për besimin e lidershipit tim,” është shprehur Ilir Meta pak para nisjes së Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë, për faktin se nuk ka asnjë kandidat përballë tij në postin e kryetarit të Partisë së Lirisë.

Ndër të tjera Meta tha se Partia e Lirisë do të punojë fort që të rinjtë mos të largohen nga vendi.

“Sot do të votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë. Komiteti drejtues dhe kryesia, padyshim dhe kryetarin. Nuk shpikim dot kandidatë dhe s’bëjmë dot gara fiktive. Është tregues i simpatizantëve për besimin e lidershipit tim. Për këshillat bashkiak, 50% do të jenë të rinj e të reja”, tha Meta për gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat