Samiti i BE-së dhe protesta në një ditë, deklarohet Rama: Masat e sigurisë nuk negociohen

Shqipëria

Samiti i BE-së dhe protesta në një ditë, deklarohet Rama: Masat e sigurisë nuk negociohen

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:40
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot për masat e larta të sigurisë që do të merren ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë më gjashtë dhjetor.

Në të njëjtën ditë opozita ka thirrur një protestë kundër qeverisë në Tiranë.

Në një komunikim me gazetarët, Rama ka sqaruar se masat e sigurisë nuk negociohen me askënd.

“Masa që vendosen bazuar në standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Këshilli Evropian që kudo ku zhvillojnë aktivitet kanë masa standarde. Forcat tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samiti që janë në Këshillin Evropian prej shumë kohës. Nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie aq më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e BE-së, ku padiskutim për ta ka masa të rrepta sigurie kudo ku shkojnë dhe lëvizin”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se janë masa sigure të bazuara në kritere dhe standarde që duhet t’i garantojë çdo vend që merr përsipër organizimin e një samiti të këtyre përmasave.

“Këtë samit e organizon Këshilli Evropian jo dhe Shqipëria. Vendi ynë është mbështetës dhe mikpritës. Aktiviteti më i rëndësishëmi i Shqipërisë. Nuk ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të zbresë i gjithë kontinenti në shprehje të qartë respekti për Shqipërinë dhe që e sheh vendin si faktor kyç në rajon dhe për shkak të rajonit në funksion të Evropës”, tha Kryeministri.

Duke folur për protestën e opozitës, Rama tha se ngjarje të tilla nuk mund ta marrin peng Shqipërinë dhe aq më tepër një samit të këtyre përmasave.

“Këtu flitet për masat e sigurisë të kërkuara dhe garantimin e sigurisë të gjithë udhëheqësve të Evropës”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se data gjashtë dhjetor, dita kur do të mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor nuk do të jetë ditë pushimi zyrtar ashtu siç ishte raportuar. Rama theksoi se puna do të vazhdojë normalisht.

Nuk është marrë ditë pushimi. Lajmi rremë dhe puna do të vazhdojë normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat