Bajram Begaj niset drejt Vatikanit, do të takohet me Papa Françeskun

Shqipëria

Bajram Begaj niset drejt Vatikanit, do të takohet me Papa Françeskun

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 09:48
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është nisur për një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Ku së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, do të priten në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, është parashikuar gjithashtu që Begaj, të zhvillojë dhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat