Tarifat e aeroporteve gjatë 2023, Eurocontrol i ul për Tiranën dhe Kukësin

Shqipëria

Tarifat e aeroporteve gjatë 2023, Eurocontrol i ul për Tiranën dhe Kukësin

Më: 10 janar 2023 Në ora: 10:13
Ulje tarife ka edhe për aeroportin e Kukësit.

Rikthimi i plotë i normalitetit sa i takon lëvizjes së lirë pas fshirjes së efekteve që la COVID-19 ka bërë që edhe volumi i fluturimeve me linja ajrore të rritet në mënyrë të dukshme. Pikërisht ky normalitet duket se ka ndikuar në rishikimin në kahun ulës të tarifave aeroportuale. Eurocontrol, organizata që menaxhon trafikun ajror europian dhe faturon e mbledh tarifat (për llogari të Albcontrol) vendosi që për vitin 2023 tarifa për Aeroportin e Tiranës të jetë 219.45 euro me një ulje me rreth 4.4 për qind në raport me tarifat që ishin në fuqi për vitin 2022.

Ndërkohë ulje tarife ka edhe për aeroportin e Kukësit.

Ky aeroport i cilësuar si pjesë e zonës 2 do të ketë një tarifë 109.73 euro nga 117.84 që e kishte gjatë 2022. Në njoftim thuhet se për pagesat e vonuara do të aplikohet edhe interes, i cili për këtë vit është 9.97% duke pësuar rritje në raport me interesin e vitit 2022. Në vend aktualisht janë funksionalë vetëm këto dy aeroporte teksa është në ndërtim një i tretë në Vlorë pas një koncesioni të dhënë nga ana e qeverisë.

Një aeroport i katërt u tentua të kalohej përmes çeljes së një procedure në Sarandë por e hapur në periudhën e pandemisë ajo nuk rezultoi e suksesshme gjithsesi në deklarata qeveria i ka qëndruar ndërtimit të një aeroporti turistik në skajin më jugor të vendit. Çfarë është tarifa e terminalit? Në një shpjegim të zgjeruar të Eurocontrol tarifat e terminalit janë fatura që dërgohen nga Eurocontol çdo muaj (në mes të muajit pasues) për fluturimet që u zhvilluan në muajin paraardhës bashkë me faturën e tarifës së itinerarit. Dokumentet e faturimit tregojnë qartë shtetin për të cilin vilen këto para.

Termat e pagesës për pjesën e tarifave të terminalit janë të njëjta me ato të itinerarit që aplikohen nga Eurocontrol që do të thotë 30 ditë nga data e faturimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat