Transportimin 18 sirianë, ndalohen në Kukës

Shqipëria

Transportimin 18 sirianë, ndalohen në Kukës

Më: 4 mars 2023 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Policia e Kukësit arrestoi dy 17-vjeçarë që vodhën dy herë në të njëjtin lokal, si dhe goditën transportimin e 18 sirianëve, për kalimin ilegal të kufirit.

Ndërkohë, Policia e Korçës vuri një pranga një 60-vjeçar të dënuar me rreth 7 vjet burgim, si pjesëtar të një grupi kriminal që transportonte emigrantë, si dhe goditi një rast të futjes së kundërligjshme, nga Greqia, të disa bagëtive, me qëllim tregtimin e tyre.

Kështu thuhet në njoftimi e Policisë së Shqipërisë, ku theksohet se gjatë 24 orëve të fundit se strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë finalizuan operacionet “Credit” dhe “Pakot Postare”, me ç’rast dy shtetas që organizonin lojëra fati, u vunë në pranga gjatë operacionit të parë, pasi kanosën një 34-vjeçar dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash.

“260 pako dhe 46 thasë me produkte të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, u sekuestruan nga 2 subjekte postare private. Administratori i njërit subjekt u arrestua, administratori i tjetrit u shpall në kërkim. Bashkëpunimi i Policisë së Elbasanit me qytetarët parandaloi agravimin e një konflikti midis 5 shtetasve dhe vuri 2 prej tyre në pranga, si dhe identifikoi autorin e dyshuar të një plagosjeje të lehtë, me mjet shpues (kaçavidë). Policia e Durrësit sekuestroi një kallashnikov, fishekë dhe 54 kapsolla detonatore, si dhe vuri në pranga 31-vjeçarin që i mbante këto sende të kundërligjshme, në banesë. Policia e Shkodrës arrestoi 2 shtetas, pasi mbanin sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, të gatshme për shitje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat