“Rasti i Prestige Resort, flagrant”- Salianji: Për shkak të kundërshtive politike, qeveria turret t’i marrë pronat!

Shqipëria

“Rasti i Prestige Resort, flagrant”- Salianji: Për shkak të kundërshtive politike, qeveria turret t’i marrë pronat!

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:56
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një lidhje direkte për Panorama TV tha se dalja e Shqipërisë nga juridiksioni i Arbitrazhit, jo vetëm dëmton klimën e biznesit, por edhe tremb investitorët e huaj.

I ndalur tek sulmi ndaj “Prestige Resort”, Salianji u shpreh se është një rast flagrant, ku qeveria për shkak të kundërshtive politike godet dhe merr bizneset.

Deputeti demokrat paralajmëroi se qeveria shqiptare do të ketë të tjera humbje në Arbitrazh.

Pa diskutim, jo vetëm kaq por tremb investitorët e huaja. Këto janë akte dëshpërimi që në periudhe fushatë krijojnë mjegullnaja. Por nuk ka asnjë efekt në raport me dëmet që i janë shkaktuar Shqipërisë nga abuzimet dhe presioni që ka bërë ndaj bizneseve. Ka për të humbur gjyqet ashtu siç i ka humbur. Flagrant është rasti i Prestige, por ka shumë raste të cilat qeveria tenton që për shkak të kundërshtimit politik t’u turret dhe t’i marrë pronat apo t’i godasë. Nuk është një gjë që varet nga qeveria, por është një akt i dëshpëruar i kryeministrit. Pasojat për Shqipërinë do të jenë të mëdha sepse do rëndojnë në buxhet”, tha Salianji.

Ndërsa i pyetur për shkeljet e Elira Kokonës, Salianji tha se jo vetëm që duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por Prokuroria duhet të nisë edhe një hetim.

“Është njësoj si të drejtosh edhe një organizatë mafioze, por edhe të jesh drejtori i një policie. Pra edhe ti shërbesh shteti edhe të jesh anti-shtet. Këto të bëjnë të mendosh që Shqipëria i humbet me dashje arbitrazhit për shkak të përfshirës së zyrtarëve të saj në këto pelinvalliqe. Ky është një rast flagrant. Kemi të bëjmë vetëm me një dorëheqje, por prokuroria duhet të nisë hetimi, që cilido ti hyjë kësaj rrugë mos ndodhë më. Por është një abuzim i hapur”, tha ndër të tjera Ervin Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat