Berisha komenton edhe videon e takimit Basha-Balla: Si qyqarë, janë pengje! Më mirë të…

Shqipëria

Berisha komenton edhe videon e takimit Basha-Balla: Si qyqarë, janë pengje! Më mirë të…

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:00
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që do të festojnë të parët fitoren më 14 maj janë ai i Kamzës, Arjan Hoxha, i Elbasanit, Luçiano Boçi dhe i Vorës, Indrit Hoxha. Komentet Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

“Arjan Hoxha në Kamzë, Luçiano Boçi kanë bërë një fushate të jashtëzakonshëm në Elbasan. Së bashku me Indrit Hoxhën do jenë të parët që do festojnë fitoren”, tha Berisha.

Ndërkohë i pyetur për videon e publikuar në media ku pretendohet se është takuar Lulzim Basha me Taulant Ballën, Berisha u shpreh se ata janë peng. Sipas tij do ishte më mirë që të takoheshin haptas.

“Për mua ajo video nuk thoshte asgjë të re, supervideo është dosja e Bashës me të cilën Rama e mban peng për larje parash. Pas kësaj peng marrjeunë të vetmin problem…po pse nuk takohen haptas ata po takohen fshehur si qyqarë. Nuk kam asnjë koment. Janë pengje”, tha Berisha.

“McGonigal”, Berisha: Ramen nuk e fal as presidenti i SHBA

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se për çështjen e McGonigal, kryeministrin Rama nuk e fal as presidenti i SHBA-ve.

Unë kam paralajmëruar shqiptarët se dosja McGonigal është absolutisht e pashmangshme për Edi Ramën. Ramën nuk e fal asnjeri. Dy ditë më parë një mik i imi amerikan me garantoi se as Presidenti i SHBA nuk ka të drejtën e ‘pardonit’ për ata që janë në proces zgjedhor. Do të thotë Edi Rama është 100% i shkuar, nuk ka asnjë shpresë sepse pardoni presidencial nuk aplikohet në këtë rast. Këta ma garantoi një mik amerikan që i njeh mirë ligjet. Pra ligji amerikan nuk i parashikon faljet. Është i pashpresë. Ai ka bërë kërcënim të tmerrshëm.

Parashikimi sa bashki fiton? Berisha: Nuk jam profet

Ndërkohë i pyetur për parashikimin sesa bashki mund të fitojnë, Berisha u shpreh se nuk është profet, por u shpreh i bindur në fitore.

“Dy gjera, e para Edi Rama mendon se kaq do mund ti leje opozitën, por e garantoi se cdo akt i tij është regjistruar në mënyrën me serioze nga opozita dhe do marrë përgjigjen më të fortë. Së dyti., unë nuk jam profet, por kudo ku kam shkuar kam gjetur klime fitore. Nuk më lejohet  mua që në këtë bashki do fitojmë apo në atë nuk do fitojmë. Unë nuk them shifra dhe numra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat