Kërcënuan me jetë një person dhe familjen e tij për tërheqjen e një kallëzimi, gjykata lë në burg qytetarin në Elbasan

Shqipëria

Kërcënuan me jetë një person dhe familjen e tij për tërheqjen e një kallëzimi, gjykata lë në burg qytetarin në Elbasan

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Nisur nga aktet e procedimit penal rezulton se, në Drejtorin Vendore të Policisë së Elbasanit ka depozituar kallëzim penal shtetasi me iniciale E.M, i cili ka parashtruar se disa shtetas të identifikuar si shtetasit me iniciale Sh.A dhe A.A, kanë përdorur shtetasit me iniciale E.B dhe L.K (Ç) duke e kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij me qëllim tërheqjen nga një procedurë prokurimi publik që kallëzuesi deklaron se e ka fituar në Bashkinë Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale E.B, A.A dhe Sh.A, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr. 246 (13-2023-1453), datë 13.04.2023, ka vendosur:

1. Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, më date 10.04.2023, ora 10:15 ndaj të ndaluarit E.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.

2. Caktimin ndaj personit nën hetim E.B si masë sigurimi atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

3. Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, më date 10.04.2023, ora 10:15 ndaj të ndaluarit A.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.

4. Caktimin ndaj personit nën hetim A.A si masë sigurimi atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

5. Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, më date 10.04.2023, ora 10:15 ndaj të ndaluarit Sh.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.

6. Caktimin ndaj personit nën hetim Sh.A si masë sigurimi atë të “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

7. Detyrohet personi nën hetim Sh.A të mos largohet nga banesa ku do të strehoet, që ndohet në…

8. Detyrohet personi nën hetim Sh.A të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të në banesën ku ai do të strehohet për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

– Nga personi nën hetim me iniciale E.B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të urdhërit të ndalimit dhe të mos vendosë asnjë masës të sigurimit personal, në alternativ caktimin e masë së sigurimit personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

– Nga personi nën hetim me iniciale Sh.A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të masës së sigurimit personal nga “arrest në shtëpi” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

– Nga personi nën hetim me iniciale A.A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të masës së sigurimit personal nga “arrest në burg” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose atë të “Garancisë pasurore”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 17.05.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Vojsava Osmanaj, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr.246 (13-2023-1453), datë 13.04.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat