Debati në familjen shqiptare kthehet në tragjedi, burri plagos me thikë të shoqen pas sherrit

Shqipëria

Debati në familjen shqiptare kthehet në tragjedi, burri plagos me thikë të shoqen pas sherrit

Më: 21 maj 2023 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Një tjetër ngjarje e rëndë në një familje shqiptare ka ndodhur në Itali, pasi një 42-vjeçare është plagosur rëndë nga i shoqi pas një debati.

Sipas mediave itlaiane ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tyre, ndërsa pas plagosjes me thikë burri është arratisur nga banesa edhe pse u arrestua vetëm pak më vonë nga autoritetet.

Gruaja raportohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi ka marrë 3 plagë me thikë në gjoks dhe ka pësuar dëmtim në mushkëri.

Sakaq, burri 54-vjeçar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim teksa autoritetet italiane kryejnë hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat