A do e njohin rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit? Berisha tregon se çfarë do të ndodhë me fatin e PD-së

Shqipëria

A do e njohin rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit? Berisha tregon se çfarë do të ndodhë me fatin e PD-së

Më: 23 maj 2023 Në ora: 16:36
Sali Berisha

Mbledhja e parë e kryesisë së Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha përfundoi pak minuta më tepër se sa fjala e Sali Berishës. Ky i fundit në mesazhin e tij, i qëndroi stok qëndrimeve për ta nisur analizën e zgjedhjeve të 14 majin nga vjedhjet e votave dhe presionet që iu bënë qytetarëve nga pushteti i lidhur me krimin.

“Po ndjekim dhe do ndjekim deri në fund për të vërtetuar çdo shkelje ligji, dhunim vote në këtë proces zgjedhor. Nuk mund të njohim ne kurrë rezultatin e zgjedhjeve të dominuar nga komisionerë të paligjshëm”,-tha Sali Berisha, kreu i rithemelimit në PD

Nuk ka shumë detaje se kush foli pas Berishës në ato pak minuta që vijoi pa praninë e kamerave, por qëndrimet me tone kritike u shpalosën para se të niste mbledhja, nga dy prej anëtarëve të kryesisë.
 
Belind Këlliçi foli për proces reflektimi që duhet t’i përfshijë të gjithë.

“Sigurisht është një periudhë reflektimi, për çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh. Nga ana tjetër nëse flasim për zgjedhjet duhet të themi se zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka pasur”, -tha Belind Këlliçi,  ish-kandidat për Bashkinë e Tiranës

Në të njëjtën linjë dhe ndoshta pak më e ashpër ishte Jozefina Topalli që në zgjedhjet e 14 majit ishte drejtuese politike për qarkun e Lezhës.

“E para këto nuk ishin zgjedhje, e dyta pushteti nuk do ndalet dhe e treta, opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit”, – tha Jozefina Topalli, anëtare kryesie

Jashtë kamerave, disa deputetë të tjerë demokrat shprehën bindjen se Partia Demokratike dhe opozita në tërësi ka nevojë për riformatim në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës të rikthehet fituese përballë maxhorancës socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat