Tkurret popullsia e Shqipërisë, 32 mijë banorë më pak gjatë vitit të kaluar

Shqipëria

Tkurret popullsia e Shqipërisë, 32 mijë banorë më pak gjatë vitit të kaluar

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Edhe gjatë vitit 2022, popullsia e Shqipërisë vijoi tendencën rënëse. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, më 1 janar 2023 në vendin tonë u numëruan 2.761.785 banorë, duke pësuar një rënie me 1.1% krahasuar me 1 janarin e 2022 ose thënë ndryshe, gati 32 mijë banorë më pak.

Arsyet kryesore të këtij fenomeni janë plakja e popullsisë, pasi në 2022 mosha mesatare ishte 38.8 vjeç nga 32.2 vjeç që ishte një vit më parë, si edhe emigracioni.

Shifrat e INSTAT paraqesin një tablo shqetësuese për këtë të fundit pasi vitin e shkuar emigruan 46 mijë persona ose 10.5% më shumë se në 2021.

I vetmi qark i vendit që arriti të shënojë rritje të popullsisë deri më 1 janar 2023 është Tirana, ndërsa të 11 qarqet e tjera regjistruan rënie, si pasojë e lëvizjes së banorëve drejt kryeqytetit, duke braktisur zonat e tjera.  Sipas të dhënave, gjatë vitit të shkuar Shqipëria iu rikthye shtesës natyrore pozitive, megjithatë numri i foshnjeve të lindura ishte më 9.3% më i ulët se në 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat