Korrupsioni në MSH, në pranga edhe 2 të tjerë

Shqipëria

Korrupsioni në MSH, në pranga edhe 2 të tjerë

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Dy ditë pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, për korrupsion në një tender, SPAK njoftoi se është bërë edhe arrestimi i administratorit të kompanisë, Vladimir Topi dhe inxhinier i firmës, Silvi Shehi.

Prokuroria e Posaçme tha zyrtarisht se shuma monetare prej 330 mijë Lekë është dhënë si ryshfet nga shtetasi Vladimir Topi, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë, me objekt supervizimin dhe rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës. Fondi limit i këtij tenderi mësohet të ketë qenë 805 mijë Lekë.Lekët janë marrë fillimisht nga shtetasi Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë kompanisë fituese në banesën e administratorit, i cili ja ka dhënë më pas zyrtares tjetër, Laureta Sheto, e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, Joana Duro.

Kjo shumë monetare u sekuestrua në zyrën e kësaj të fundit gjatë operacionit të zhvilluar të premten. Dy zyrtaret, Joana Duro dhe Laura Sheto akuzohen nga SPAK për veprat penale “Korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Sipas SPAK, hetimet nisen mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila mori pjesë edhe në arrestim, bashkë me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat