Rama: Kadastra e korruptuar, por do u rrisim pagat

Shqipëria

Rama: Kadastra e korruptuar, por do u rrisim pagat

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 12:48
Edi Rama

Qeveria nis të hënën reformën në Kadastër. Kryeministri Edi Rama njoftoi detajet e reformës që nuk do të ketë më sportele. Pasi i akuzoi për korrupsion, Edi Rama tha se punonjësve të Kadastrës do u rrisë pagat.

“Sot jam i lumtur, është një revolucion i jashtëzakonshëm. Pres dorëheqje masive nga Kadastra. Drejtoresha e ka shumë të qartë. Punonjësit duhet të jenë bankier, jo banakier, prandaj do iu lutesha shumë mos bëni asnjë ndërhyrje për askënd. Pagat.

Rritja e pagave të Kadastrës do të jetë shumë e konsiderueshme. Sepse punonjësit duhet të paguhen nga shteti, jo nga qytetarët. Kemi diskutuar dhe unë përfitoj nga rasti që t’i bëj apel të gjithë atyre që janë profesionistë, në ato që kërkon Kadastra, që të aplikojnë sepse janë të domosdoshëm.

Natyrisht brenda Kadastrës ka plot njerëz që e dinë punën. Shpresoj që të mbeten. Kushdo që të ikë, do të jetë më shumë se i falënderuar që po shpëtojmë prej tij. Kush do të qëndrojë do të vazhdojë trajnimet, kualifikimet”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat