Sherr mes të rinjve në Tiranë, përfundon në spital 16-vjeçari

Shqipëria

Sherr mes të rinjve në Tiranë, përfundon në spital 16-vjeçari

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Një konflikt i çastit ka ndodhur mes disa të rinjve në lagjen “Ali Dem” në Tiranë.

Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i lënduar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2023, rreth orës 21:15, në Ali Dem, gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po kalon në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat