Kërcet arma në Shëngjin, një i plagosur

Shqipëria

Kërcet arma në Shëngjin, një i plagosur

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Të shtëna me armë raportohet se kanë ndodhur në Shëngjin këtë të enjte, ndërsa dyshohet për një të plagosur.

TCH raporton se ngjarja ka ndodhur tek Rana e Hedhun, pranë një lokali.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Lezhës dhe po merr mjekim në urgjencë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plagosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat