Topalli, Serbia raciste e hoqi monumentin, por e ngriti më lart shqiptarizmin - Bota Sot
Topalli, Serbia raciste e hoqi monumentin, por e ngriti më lart shqiptarizmin

Shqipëria

Topalli, Serbia raciste e hoqi monumentin, por e ngriti më lart shqiptarizmin

Më: 20 janar 2013 Në ora: 22:23

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dënon me ashpërsinë më të madhe heqjen e përmendores së heronjve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës. “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dënoj me ashpërsinë më të madhe burracakërinë e primitivëve që hoqën me autoblinda, fadroma, ushtarë e policë, monumentin e Preshevës. Skenë që nuk ndodh kund në Europë, skenë që të sjell në mend kohët e Milosheviçit”, thuhet në deklaratën e Topallit.
Topalli, tha se Serbia e hoqi monumentin, por e ngriti më lart shqiptarizmin. “Ngjarja e sotme është ogur i keq, që shkon tamam në të kundërtën e parimeve e vlerave europiane, e që risjell edhe sot në vëmendje fobinë ndaj shqiptarëve. Ata, sot hoqën monumentin, por ngritën më lart shqiptarizmën e frymën e bashkimit të shqiptarëve në të gjitha trojet, e kudo që janë”. Ajo tha se qeveria serbe, sot dëshmoi të njëjtën urrejtje të shekullit e shekujve të kaluar. “Akti racist i sotëm është primitiv, i dënueshëm, armiqësor ndaj shqiptarëve, por edhe provokim ndaj Europës dhe dëmtim i klimës e vullnetit për dialog. Qeveria serbe gabon nëse mendon se kjo është rruga dhe kështu do bëjnë dialogun, tha Topalli. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...