Aksidenti i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës, ‘Audi’ përfundon mbi trafik ndarëse

Shqipëria

Aksidenti i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës, ‘Audi’ përfundon mbi trafik ndarëse

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur në Kashar.

Mësohet se një makinë luksoze ‘Audi’ është batuar dhe ka hipur mbi trafik ndarësen e betonit, ndërsa në aksident është përfshirë në ‘Range Rover’ dhe një ‘Benz’.

Dyshohet se shkak për aksidentin e trefishtë të jetë bërë një parakalim i gabuar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat