Tensionet në Kuvend, Sekretariati i Etikës vendos përjashtimin për 10 ditë të 3 deputetëve të opozitës

Shqipëria

Tensionet në Kuvend, Sekretariati i Etikës vendos përjashtimin për 10 ditë të 3 deputetëve të opozitës

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 16:41
Kuvendi i Shqipërisë

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 3 deputetëve të opozitës nga Kuvendi.

Bëhet fjalë për Saimir Korreshin, Edmond Spahon dhe Kastriot Pirolin.

Përjashtimi i tyre është bërë me kërkesë të PS, me arsyetimin se 3 deputetët e lartpërmendur krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare një ditë më parë.

Kujtojmë që ditën e djeshme (14 dhjetor) mazhoranca mes tymueseve miratoi rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend.

Seanca zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa 13 deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje për tu futur në sallë, u përplasën fizikisht me gardën, ndërsa thyen xhamin e derës kryesore të Kuvendit.

Përplasje dhe tensione pati edhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të PS. Këta të fundit nuk u lejuan të futeshin brenda ambienteve të Parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat