Zjarr në një banesë në Sarandë, raportohet për dëme materiale

Shqipëria

Zjarr në një banesë në Sarandë, raportohet për dëme materiale

Më: 8 janar 2024 Në ora: 18:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Një banesë është përfshirë nga flakët në Sarandë. Mësohet se zjarri ka rënë pak minuta më parë në kuzhinën e banesës së ndodhur në lagjen nr.4, në zonën e quajtur ish burgu në qytetin bregdetar.

Nga ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës u bë e mundur shuarja e zjarrit ndërsa raportohet për dëme materiale në kuzhinë, ndërkohë që zjarri është penguar të hyjë në dhomat e tjera.

Sipas burimeve, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga aspiratori i sobës së gatimit.

Familja që jetonte në këtë banesë ishin vendosur aty me qira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat