S’u lejua të flasë në Kuvend, Bajram Begaj do mbajë fjalën e tij në Presidencë

Shqipëria

S’u lejua të flasë në Kuvend, Bajram Begaj do mbajë fjalën e tij në Presidencë

Më: 15 janar 2024 Në ora: 17:49
Bajram Begaj

Në pamundësi për të drejtuar mesazhin e tij në çelje te sesioni parlamentar  nga salla e Parlamentit, Presidenti i Republikës, te japë ketë mesazh për shqiptarët nga Presidenca ne orën 18.00.

Presidenti ishte parashikuar të mbante fjalën e tij në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Por kjo gjë u bë e pamundur për shkak të aksionit opozitar, të cilët njësoj si vitin e kaluar nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancës.

Ata kanë bllokuar foltoren ndërsa sapo krye parlamentarja Lindita Nikolla nisi të flasë kanë nisur ti  bien bilbilave dhe i kanë kërkuar asaj që të heqë gardën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat