Kryeministri prezanton kandidatët për deputetë në qarkun e Korçës

Shqipëria

Kryeministri prezanton kandidatët për deputetë në qarkun e Korçës

Më: 17 maj 2013 Në ora: 22:37

Në Korcë mberriti fushata e fitores së 23 qershorit, tha Kryeministri Sali Berisha gjatë prezantimit te kandidateve demokrate per qarkun.

Kreu i mazhorancës tha se korcaret dhe Shqiperia duhet ti japin se djathtes mandatin e trete te qeverisjes per te vijuar projektet e nisura dhe permbushjen e premtimeve te bera. Kjo sepse alternativa tjeter, sic tha Berisha, referuar asaj te opozites, eshte altenativa e mashtrimit, mohimit dhe bllokimit.
"Këtu lindi shkolla shqipe me germat e alfabetit, u shkruajtën traktet e mëdha të shpirtit perëndimor. Ne nuk kemi bërë gjë tjetër, por kokulur kemi mbështetur vlerat perëndimore që ju besoni, por krahu tjetër ka alternativë të vetme akuza, mohime mashtrime, bllokime. Pyesni veten si ka mundësi që ky njeri vjen i thotë Korçës je Parisi ynë, por Korça vërtet të ngjason me Parisin, unë ju them se unë kam miqësi në Francë me familje franceze dhe korçare dhe ka ngjashmëri po ku janë ngjashmëritë, jo vetëm në velenxa, por në aspiratat perëndimore. Atëherë zotëri si ka mundësi që ti e quan Korçën Paris dhe i mbyll asaj dyert e statusit kandidat në BE. Si ka mundësi që bërë gjithçka që shqiptarët të mos marrin vizat, si ka mundësi të lozësh, të marrësh nëpër këmbë shpirtin perëndimor, vlerat perëndimore, si ka mundësi që për 3 ligjet nuk lejon të merret statusi", vuri në dukje Kryeministri.

Duke folur para korcarëve, Berisha tha se PD eshte parti e vlerave, lirive dhe dinjitetit. Filozofia e PD tha Berisha ka bere te mundur shtimin e bizneseve. Kryeministri garantoi se 4 vitet e ardhshme vendi do te ece 4 here me shpejt nen qeverisjen e koalicionit te djathte.
Berisha u kujtoi korcareve perfitimet qe do te kene ata nga autostarda Tirane- Elbasan, qe shkurton distancen si dhe rrugen e re Qafe Plloce-Qukes qe pritet te perfundoje se shpejti.

“Në 4 vitet që vijmë do bëjmë të harrohen 4 vitet që shkuan. Në 4 vitet që vijnë do ecim 4 herë më shpejt. Ne besojmë tek liritë, kemi bërë gjithçka që ju të lëvizni në kohën më të shpejtë në të gjitha anët. Ju do shkoni në Tiranë për 1 orë më shpejtë dhe pas 1 viti e gjysmë do shkurtohet edhe 30 minuta më shumë me rrugën e re Qafë Plloc-Qukës. Qëllimi ynë kryesor është që ju të keni punë e të punësoheni, të ndërtoni të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ne kemi bërë gjithçka për lulëzimin e biznesit, përgjysmuam taksat e sigurimit, hoqëm tatimin mbi të ardhurat personale, për punonjësin me pagë deri 30 mijë lekë, tërhoqëm 4,2 miliardë investime të huaja që krijuan dhjetëra mijëra vende pune”, theksoi kryeministri Berisha.
Ai permendi gjithashtu financimin e grandeve per 42 mije fermere dhe premtoi trefishimin e tyre ne mandatin e ardhshem. 4 vitet qe vijne, sipas kryeministrit, do te shenojne rritje edhe te numrit te turisteve ne vend ne 7 milione, duke mundesuar keshtu shtim te vendeve te punes.

“Ne duam besimin tuaj që të marrim 6 miliardë dollarë investime të huaja, vetëm dy projektet gjigande, HEC i Devollit dhe TAP do jenë së bashku mbi 2 mld dollarë investime. Për krijimin e vendeve të punës ne bëmë gjithçka për të mbështetur bujqësinë. Ne duam të 3-fishojmë grantet për fermerët e Korcës. 4 vitet që vijnë do kemi 7 milionë turistë dhe vizitorë. Shqipëria është një Norvegji në gadishullin e Ballkanit. Ne kemi burime të pafundme ujore, në sektorin e energjetikës pritet të hapen mijëra vende pune, nga ndërtimi i shumë HEC-eve”, vlerësoi kreu i ekzekutivit, gjatë takimit.

Në fund kryeministri i ka kthyer Edi Ramës përgjigjen për etiketimin e listës së kandidatëve të djathtë për Korcën.

“Ai erdhi këtu me një gjuhë të padenjë dhe etiketoi kandidatët tanë, nuk do përdor asnjë etiketë por vetëm t’ju kujtoj socialistëve të Korçës se kush janë deputetët që ju ka sjellë Rama. Lexoni dokumentet e katarsisit të Fatos Nanos dhe do ta kuptoni. Ju bëj thirrje ta shndërrojmë 23 qershorin në ditën e vlerave tona, së bashku për Korçën Europiane”, u shpreh Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat