Rrëfimi i fëmijërisë së Ramës, Berisha: Qëllimi ishte djallëzor. Nuk bie rrufeja aty ku nuk duhet (Video) - Bota Sot
Rrëfimi i fëmijërisë së Ramës, Berisha: Qëllimi ishte djallëzor. Nuk bie rrufeja aty ku nuk duhet (Video)

Shqipëria

Rrëfimi i fëmijërisë së Ramës, Berisha: Qëllimi ishte djallëzor. Nuk bie rrufeja aty ku nuk duhet (Video)

Më: 19 maj 2013 Në ora: 11:44

Kreu i qeverisë, Sali Berisha përuroi sot riveshjen e segmentit Fier- Levan nga ku komentoi edhe prezantimin e kreut socialist një ditë më parë në Vlorë. Berisha tha se paraqitja e kutimeve të vegjelisë ishte djallëzore.
“Ju paraqiti Vlorës dhe vlonjateve kujtimet e vegjëlisë. Ju paraqiti veten fëmijë, në plazh, normal. Po qëllimi pse e bëri ishte djallëzor. Se ai s’kishte qëllim tjetër veçse atë të shkuljes së veshit. Aleanca e 1 prillit është kthyer në aleancën e shkuljes së veshit. Kërkoi një qytetar që ti shkulte veshin, por ai nuk shkoi, se e kuptoi që e kishte me qëllim politik”- tha Berisha.
Lidhur me rrëfimin e bashkëshortes së Edi Ramës për një plan për elememinimin fizik të Edi Ramës në protestën homazh për 21 janarin, Berisha tha se “nuk bie rrufeja aty ku nuk duhet”
“Zonja e tij tha se paska marrë kërcënim për eliminim fizik të tij. Jo ore. Nuk bjerrë rrufeja aty ku nuk duhet. E thotë populli këtë. Shko në shtëpi. Do të na bëhet edhe piktor edhe politikan.”- tha Berisha.
Ne nuk merremi me kujtimet e vegjelisë, vijoi kryeministri, ne merremi me rrugë, shkolla, rritje rrogash, pensionesh, kanalizime, etj.
Më tej duke folur për katër vjeçarin që vjen, Berisha tha se Shqipëria në këtë periudhë do të presë projektet më gjigante të historisë së saj. Ai theksoi se do të behet gjithçka per te marre statuin e vendit kandidat brenda vitit te pare te mandatit te trete, me qellim qe te hapen menjehere negociatat.

Rrëfimi Edi Ramës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...