Reforma në drejtësi/Dëshira Subashi: Drafti i PD më produktiv sesa ai i PS

Shqipëria

Reforma në drejtësi/Dëshira Subashi: Drafti i PD më produktiv sesa ai i PS

Më: 26 shtator 2015 Në ora: 16:59

Dëshira Subashi, ish-anëtare e KQZ-së si përfaqësuese e Partisë Socialiste, nuk është në një mendim me maazhorancën përsa i takon reformës në drejtësi. Në një shkrim në Facebook, Subashi jep dhe argumentet se pse mbështet demokratët:

“Variantin e opozitës , personalisht, nëse do të më kërkohej një mendim, do ta konsideroja më produktiv. Dhe kush është argumenti im i shpejtë dhe jo i plotë: Prokurorët në një farë mënyre mund të përbëjnë konflikt interesi në shqyrtimin e disa çështjeve nëse do të jenë pjesë e KLD-së.... prokurorët nuk mund të kenë vendimmarrje për shumë aspekte të gjyqtarëve.....etj. Votimi i gjyqtarëve me domosdoshmërinë e votave të opozitës, pavarësisht se plotësohet votimi i cilësuar, unë mendoj se është kërkesë abuzive -në raport me ligjin ekzistues dhe atë që kërkohet të përmirësohet. Votimi i cilësuar është një vullnet i fuqishëm politik i përfaqësimit.

Opozita le ta votojë, të japë argumente kundër kur nuk është dakord, sepse institucionet kushtetuese nuk mund të vazhdojnë të mbeten peng e lojërave apo interesave të politikës së ditës. Votimi i cilësuar, në gjykimin tim është garanci e plotë e së sotmes dhe të nesërmes , duke patur parasysh raportet e përfaqësimit popullor në parlament”-shprehet Subashi. Ajo mbështet edhe një formulë me shumicë të cilësuar për zgjedhjen e presidentit, teksa e konsideron të parakohshëm zgjedhjen nga populli. “Formula e zgjedhjes së Presidentit të Republikës do të preferoja zgjedhjen me votim të cilësuar, sa kohë nuk besoj në një zgjedhje të ndershme me votim nga populli.

Kështu që, në përfundim me këtë platformë të opozitës për reformën në drejtësi, do të besoja në konsesus, në qoftë se kjo platformë është serioze e vullnet i mirë politik. Nëse është platformë me qëllim -siç thuhet- më ka ç’u nëna me la gojën, për tu penguar kjo reformë e domosdoshme, e shumëpritur, madje e vonuar. Në këtë rast fatkeqësisht, por duhet konsideruar e vetëpërjashtuar nga reforma”, thotë Subashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat