Berisha: Ja video e skandalit, Veliaj ka punësuar 10-vjeçarë në Sharrë!

Shqipëria

Berisha: Ja video e skandalit, Veliaj ka punësuar 10-vjeçarë në Sharrë!

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 19:56
Sharrë

“Monstra e Bashkise ka te punesuar ne kompanine e plehrave ne Sharre edhe femije 10 vjeçare!”, ka qene ky titulli i nje komenti qe Sali Berisha ka publikuar sot ne Facebook.

Ish-kryeministri ka akuzuar kryetarin e Bashkise se Tiranes Erion Veliaj per nje skandal lidhur me landfillin e Sharres, ku pak kohe me pare vdiq nje 17-vjecar.

Shkruan Berisha.

“Te dashur miq, gazetaret qe u pushuan nga puna me nderhyrjen direkte te monstres se Bashkise, Erion Velise sepse hetuan vrasjen barbare te Arditit 17 vjeçar kane zbuluar te dhena te tjera tronditese per kompanine vrasese te plehrave te Sharres “3R”, ne te cilen Veliaj eshte ortak zyrtar sepse ndermarrja ishte bashkepronesi private publike me Bashkin e Tiranes.

Gazetaret gjeten se ne kete kompani ka te punesuar ne te zeze edhe femije 10 vjeçare. Ketu me poshte keni te zbardhur reportazhin e tyre per te cilin Monstra e Bashkise Veliaj nderhyri dhe Alida Toto dhe nje gazetare tjeter u pushuan nga puna!”.

INVESTIGIMI NË A1 NEWS (TEKSTI I ZBARDHUR DHE VIDEO)

A1 News ka investiguar ngjarjen e rëndë që ndodhi në landfill-in e Sharrës, ku pa ditë më parë humbi jetën 17 vjecari Ardit Gjoklaj, duke sjellë kështu fakte dhe dëshmi të reja mbi kompaninë e riciklimit ‘3 R’ dhe mënyrën sesi operonte në punë.

Dëshmitë e zbardhura :

Dëshmitari 1 – Po bëhen miliarda lekë që kur është bërë ajo. Ka dorë dhe bashkia aty se janë “qen bir qeni” ata. Vinin gra këtu në 6 të mëngjesit. Pa banjo me nder teje, pa ujë. Shiko ujin e kemi marrë nga liqeni, e kemi sjellë këtu, ato pijnë ujë… U them ore mos pini ujë ej…. Erdhi një nga Korca tani, 9 ditë pune kishte ai dhe s ka marrë paratë.

Dëshmitari 2: Kalamaj ore. E merr nga kazani ai, se di të punojë. E merr fëmijën 10 vjeç, e fut në punë atje, i jep 8 mijë lekë. Punon gjithë ditën mbi kova ai që nuk lejohet. Ka standarte europiane për atë landfill. Pse o zotëri e mytë atë ti? Sepse është firma e atij. Tani të paguash 15 mijë euro është shenjë goxha e madhe që paguan bashkia për të ricekluar ato, jo për të mytur njerëzit, për të vrarë njerëzit.

Dëshmitarët japin të dhëna të reja për rastin tragjik të 17 vjecarit.

Dëshmitari 1: Të dielën pastaj është gjetur në drekë.

A1 News – Të dielën në drekë? 1 ditë gati.

A1 News – U vra në kushte pune apo gjindej rastësisht sepse rastësisht….

Dëshmitari –Jo, jo, jo, jo.

A1 News – Ai ka qenë duke punuar?

Dëshmitari – Duke punuar moj. Ai në orën 3 ka ngrenë bukë moj, në orën 3 të natës Djali 17 vjeç punon turni tretë. Ai më duket se biçikletën e ka akoma aty. Të tërë pa siguracione i ke.

Si ai në landfillin e Sharrës shfrytëzoheshin dhjetra të tjerë të mitur.

A1 News – Përveç këtij ka pasur të tjerë nën moshën 18 vjeç?

Dëshmitari – Po si moj s’kishte.

A1 News – Sa punonjës mund të ketë pasur?

Dëshmitari – Eeee sa të duash, sa të doje kishe. Mbi 50 kishte. Po le atë, le atë, por të pasiguruar. Pa siguracione. Punonjës 300 punëtorë këtu, pa siguracione.

Ndërkohë që administrator i firmës Edurim Teqja është në kërkim policor, sipas burimeve nga vendngjarja, kompania e riciklimit ditën e martë ka mbyllur aktivitetin e saj me vendim të Bashkisë së Tiranës, duke pezulluar punën për dy javët në vazhdim.

A1 news: po personat që punojnë këtu, nuk futen. Nuk i leni ju?

Dëshmitari: Jo, jo si lë unë unë, si ti lë, edhe ata që kanë punuar këtu janë urdhëruar sot që asnjë të mos futet brenda.

Bazuar në këto dëshmi firma nuk ka zbatuar asnjë kusht përfshi edhe ato për sigurinë në punë. Riciklimi kryehej nga punnjësit pa pjisjet mbrojtëse dhe s merrnin as trajnime për sigurinë teknike. Pas kontaktit që A1 News pati me Bashkinë e Tiranës, ky institucion nuk konfirmon urdhërin e mbylljes, por as e mohon atë. Ndërkohë mësohet se në muajin shtator në landfillin e Sharrës, do të fillojë punë një kompani e re e riciklimit, si dhe është projektuar hapja e dy landfill-ve të reja.

 

Ishte 16 marsi 2016, ku gjatë një inspektimi të impiantit, ku mbeti I vdekur 17 vjecari, Erion Veliaj ftoj qytetarët të punësohen në Sharrë. Sipas kësaj deklaratë të Kryebashkiakut të gjithë punonëtorët që do të punësoheshin në Sharrë do të deklaroheshin në shtet dhe do t ju paguheshin sigurimet shoqërore.

Deklarata e Erion Veliajt 16 mars 2016:

Më vjen mirë që ky është vetem fillimi. Ne do të vazhdojmë me një konvojer tjetër për të punësuar edhe 200 punonjës të tjerë, për ta çuar në 400. Ne mund të punësojmë pafund njerëz që realisht duan të punojnë. T’ ju paguhen sigurimet shoqërore dhe të kenë një rrogë dinjitoze.”

Por pak minuta pas këtij inspektimi në mars, një grup punëtorësh të komunitetit romë dolën në protestë duke deklaruar, se teksa pritej të vinte Veliaj i kishin nxjerrë me forcë jashtë landfill-it se punonin në të zezë (të pasiguruar).

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat