Ligji i ri, si do të ndryshojnë sportelet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore

Shqipëria

Ligji i ri, si do të ndryshojnë sportelet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 19:23
Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Qeveria i ka propozuar Kuvendit disa ndryshime ligjore për lehtësimin e marrjes së shërbimeve publike, që do të prekin edhe sportelet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sipas qeverisë, është çmuar e nevojshme miratimi i ndryshimeve ligjore për përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve në sportelet pritëse të ISSH-së për shtetasit dhe administrimin e tyre nga Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

“Kjo nismë përputhet edhe me kuadrin e masave për zbatimin e programit të qeverisë për prioritetet e mirëqeverisjes dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën publike 2015 – 2020”, vlerëson ekzekutivi.

Projektligji është hartuar në kuadër të punës së ndjekur deri tani për lehtësimin e marrjes së shërbimeve publike nga shtetasit, rritjen e cilësisë dhe unifikimin e sistemit, fushë e cila është pjesë e planit të veprimit të hartuar dhe miratuar nga qeveria shqiptare për këtë qëllim. Për këtë arsye, projektligji i propozuar sillet në formën e një ndryshimi ligjor, i cili i shtrin efektet e tij në sportelet e ISSH-së, që ofrojnë shërbime publike në të gjitha degët territoriale, duke synuar harmonizimin dhe unifikimin e sistemit të ofrimit të shërbimeve publike.

Ky projektligj parashikon kalimin nën administrimin e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) dhe kalimin e sporteleve në mënyrë graduale nga ISSH-ja tek ADISA.

Shpeshherë qytetarët kanë shprehur ankesa për vonesa dhe radhë në sportelet e ISSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat